Rreth Nesh

HISTORIA JONË

"Repeat Sports Club, është konceptuar me një mision: të ndryshojë qasjen për sportin dhe kujdesin për veten. Pozicionuar në një nga zonat më luksoze të kryeqytetit, në harmoni me natyrën dhe të bukurën, për të ofruar mundësi të pafundme drejt jetesës së shëndetshme. Një hapësirë prej 2500 m2 ambiente të brendshme dhe 2500 m2 ambiente të jashtme, e arreduar me një stil shik dhe minimal e po ashtu mes gjelbërimit dhe larg zhurmës së qytetit, Sports Club do kthehet shumë shpejt në ambientin tuaj të preferuar. Çfarë ndodh në Repat Sports Club, nuk ngelet në Repat Sports Club, e merrni me vete kudo.

Trajtim i specializuar dhe eksluziv, sporti në një tjetër dimesion.

Ambiente të brendshme dhe të jashtme që ju ofrojnë mundësi të pafundme për të gjetur balancën mes sportit dhe pasionit.

Ne e quajmë club, shumë shpejt do doni të gjithë të jeni pjesë e këtij komunitetit, e familjes sonë të madhe: Repeat Sports Club. Një ambient që do kthehet në shtëpinë tuaj të dytë, një vend ku do merrni trajtim eksluziv, siç ju e meritoni. Sport I personalizuar, sport që ju relakson, sport që e bëni në grup me super energji, sport në ambiente të jashtme, por jo vetëm kaq. Tek ne do gjeni mundësi të konsumoni një vakt të shpejtë e të shëndetshëm dhe pse jo një pije plot vitamina e energji. Në barin tonë mund të gjeni gjithçka që ju duhet përpara apo pas stërvitjes. Bari është i hapur përgjatë gjithë orarit që clubi është I hapur, ku mund të shijoni një pije apo të socializoheni me anëtarët e tjerë të clubit.

Shërbim ekskluziv për klientë ekskluziv!

Në Repeat Sport’s Club çdo gjë të përshtatet ty! Sporti në 360 gradë, ambiente të brendshme dhe të jashtme. Vendi ku sportin do ta kombinoni me muzikën, ritmin, shpejtësinë, grupin, ngjyrat dhe me çdo muskul tuajin. Ju mund të zgjidhni të ushtroheni me trajnerë personalë, të përjetoni super experience me risinë që do gjeni në Sport’s Club, të ushtroni pasione të reja që I keni mbajtur të ndrydhur. Tani do gjeni çdo gjë që ju duhet, sipas stilit tuaj dhe eksluzive për ty!